English

44 vite në rrugë/ Vangjel Çamiçka ushtron profesionin e postierit në Korçë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej më shumë se 4 dekadash në rrugët e qytetit të Korçës me një mision të vetëm, të shpërndajë postën për bashkëqytetarët e tij. Ky është Vangjel Çamiçka, i cili ja ka dedikuar jetën këtij profesioni.

- Advertisement -

Ai tregon sekretin e qëndrimit kaq gjatë në këtë punë, të cilën kërkon ta mbyllë me nder deri në daljen në pension.

“kështu e nisim çdo ditë. Kemi një punë të atillë që i shërbejmë popullit. Kam 44 vjet që po merrem më këtë punë. Kam kënaqësi që i shërbejë popullit. Do punojë deri sa të dalë në pension. I kam vënë vetes detyrë që ta mbyllë me nder. Kam fituar respektin e qytetarëve të Korçës.”- nënvizoi Çamiçka.

Puna që bën nuk është aspak e lehtë, por dëshira dhe vullneti ja lehtësojnë atë.

“Do të thotë një detyrë e vështirë, sepse ke të bësh me dhjetëra njerëz, por me devotshmëri, e kemi arritur. Punë e vështirë është, raste ka pasur por e kemi zgjidhur, e kam bindur tjetrin qe e ka gabim”- tha ai.

Vlerësimi më i madh që ndien ai është falënderimi që merr nga qytetarët.

“Është kënaqësi që të falënderojnë, të gjejnë në rrugë, të bëjnë, kjo është kënaqësia. Të ndiesh ka kënaqësinë e popullit kur te pret, kur shkon nëpër shtëpi, ndien kënaqësi kur te falënderojnë”- shprehet postieri.

Profesioni i postierit edhe pse i vështirë është ndër më të keqpaguarit në Shqipëri, teksa paguhen nga 32 deri në 35 m lek në muaj.

Në qytetin e Korçës janë 12 postierë, shumica prej tyre janë në moshë të thyer, pasi ky profesion nuk është i pëlqyer nga të rinjtë.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?