English

5 deputetët që lënë mandatin për të garuar për kryebashkiakë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

5 deputetë të Kuvendit do të lënë mandatin e ligjvënësit për të garuar në elektoralet e 14 majit për kryetar bashkie.

- Advertisement -

Nga Partia Socialiste, dy do të jenë deputetët që do të heqin dorë nga mandati i tyre.

I pari është deputeti i qarkut të Shkodrës, Benet Beci i cili do të tentojë të fitojë bashkinë e vetme që socialistët nuk kanë mundur ta drejtojnë.

Largimi i Benet Becit, rikthen mundësinë e Ilir Beqajt për t’u ulur sërish në parlament.

Deputeti i dytë që do të lë mandatin për të garuar në zgjedhje është Besjan Ajazi të cilit i është besuar kandidimi në bashkinë e Gramshit. Në qarkun e Elbasanit, vendin e tij në kuvend pritet ta zë, Shkëlqim Bullari.

Në kampin opozitar, 3 do të jenë deputetët që do të heqin dorë nga posti.

Në Tiranë, Belind Këlliçi do të tentojë të fitojë përballë Erion Veliajt. Heqja dorë nga mandati i Këlliçit, pritet të rikthejë në kuvend një tjetër figurë, Asllan Dogjanin.

Deputeti Luçiano Boçi, do të lënë mandatin për të garuar për bashkinë e Elbasanit. Mandatin e deputetit pritet ta marrë Qani Xhafa.

Zef Hila është një tjetër deputet që do të lërë mandatin për bashkinë e Vaut të Dejës. Vendin e tij pritet ta zë Lodovik Hasani, pasi Bardh Spahia që është i radhës në listë, pritet ta refuzojë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×