English

6 ditë në koma, përmirësohet gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi paraqitet disi më e përmirësuar të hënën, 6 ditë pasi u dhunua me mjete të fortë në zonën e ish-Bllokut.

- Advertisement -

Avokati vijon të jetë në intubim, por skaneri i bërë ditën e sotme tregoi një përmirësim.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se mjekët kanë ndërprerë medikamentet që e mbajnë në gjumë dhe do të tentojnë zgjimin gradual.

Do vijojë të mbahet në monitorim për të vendosur në vazhdim.

Sokol Mëngjesi u sulmua me mjete të forta nga 3 persona mëngjesin e së mërkurës në zonën e ish-Bllokut.

Policia ka arrestuar 2 persona lidhur me këtë ngjarje, që siç tha lidhet me një proces gjyqësor për një pronë në kryeqytet, ndërkohë që dy agresorët e tjerë janë shpallur në kërkim dhe për kapjen e tyre janë vënë në dispozicion 20 mijë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?