Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 260 raste të reja me virusin.
Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 2,016 testime që janë kryer, nga ku janë shënuar edhe 733 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 261,798 raste shërimi nga ky virus.
Aktualisht në Shqipëri janë 4,928 qytetarë të infektuar me COVID-19.
88 persona po trajtohen nëpër spitale, 15 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.
Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Statistika për datën 19 shkurt 2022 nga Ministria e Shëndetësisë
Raste të reja ditore 260
Të shëruar në 24 orë 733
Të shtruar në spitale 88
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2016
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,638
Fier 769
Vlorë 468
Elbasan 479
Berat 375
Lezhë 321
Durrës 187
Shkodër 184
Gjirokastër 173
Kukës 160
Korçë 152
Dibër 21