Shqipëria do të marrë 50 mln dollarë mbështetje nga SHBA për të forcuar sigurinë kibernetike.
Kështu deklaroi ambasadorja amerikane Yuri Kim gjatë konferencës “Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri”, duke theksuar se kjo mbështetje do të jetë vetëm fillimi për këtë sektor.
“SHBA kanë punuar përkrah Shqipërisë së bashku me aleatët tanë duke reaguar ndaj Iranit. Është e qartë që Shqipëria dhe SHBA duhet të identifikojnë mbrojtjen e përbashkët. Janë plot 50 milionë dollarë në mbështetje të mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike për Shqipërinë. Ky është vetëm fillimi i asistencës dhe nuk është plotësia e saj. Që në 2017-ën kemi nisur ndihmën me sektorin e energjisë. Po punojmë edhe me sektorin privat. Ne s’mund të bëjmë mbrojtjen tuaj, por jemi pranë jush për t’ju ndihmuar”, tha ambasadorja Kim.
Ndërsa ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann kërkoi nga AKSHI-shi dhe policia e shtetit të forcojnë kapacitetet e veta në drejtim të mbrojtjes së sistemeve.
“AKSHI duhet të përmirësojë kapacitet e veta gjithashtu për mbikëqyrjen e fushës kompjuterike sepse të gjithë e dine që sistemet e IT janë aq të forta po aq sa edhe të dobëta. E njëjta gjë vlen dhe për policinë e Shtetit që ndërtimi i këtyre kapaciteteve është shumë i rëndësishëm. është detyra jonë që të mësojmë nga ato sulme dhe të marrim mësimet e duhura për tu bërë më të fortë”, u shpreh Hohmann.
Puna për të cilat, sipas ministrit të brendshëm Bledi Çuci ka nisur që me rritjen e buxhetit për investime në këtë sektor, por edhe me investimin në burime njerëzore dhe përthithjen e profesionistëve të rinj
Sulmet kibernetike që Shqipëria pësoi nga Irani dhe hakerimi I të dhënave vunë në lëvizje autoritetet në vend të cilët kërkuan edhe asistencën e kompanisë Microsoft.
LEXONI GJITHASHTU: