English

51-vjeçari humbi jetën në punë, arrestohet shoferi i kamioçinës së firmës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zbardhet ngjarja e ndodhur paraditen e djeshme, në fshatin Lënie, ku humbi jetën punëtori Fisnik Vrapi për shkak se u dëmtua nga automjeti i firmës.

- Advertisement -

Drejtuesi i kamionçinës së firmës, K. H., 53 vjeç, është arrestuar pasi ai kreu manovra të gabuara me automjetin dhe dëmtoi 51-vjeçarin, i cili nuk arriti të mbijetonte.

Bëhet me dije se kamionçina është sekuestruar.

Njoftimi i policisë

Nga hetimet e thelluara, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, menjëherë pas ngjarjes që ndodhi dje, në fshatin Lënie, ku humbi jetën shtetasi F. V., 51 vjeç, pasi u dëmtua nga automjeti i firmës ku punonte, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në fshatin Mollas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Arrestimi i 53-vjeçarit u bë pasi rezultoi se gjatë procesit të punës për ndërtimin e një hidrocentrali, ka kryer manovra të gabuara me kamionçinën që drejtonte (automjet në pronësi të firmës së ndërtimit), dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi F. V., 51 vjeç, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti kamionçinë që dëmtoi shtetasin F. V.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?