Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka nisur shqyrtimi për rastin e 53 milionë eurove ku të akuzuar janë ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, këshilltari i tij, dhe dy punonjës tjerë të kësaj ministrie.
Ata akuzohen për përfshirje në këtë aferë korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e 53 milionë eurove në emër të vazhdimit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut në Hanin e Elezit.
Aktakuza është ngritur nga Prokuroria Speciale më 4 shkurt 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kosova përparon në shkallën e demokracisë
- Kosova dhe Serbia në dialog për targat, si e shohin analistët