English

580-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Begaj pret një delegacion të arbëreshëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me ftesë të Presidentit Bajram Begaj një përfaqësi të zgjedhurish nga krahinat e komunave arbëreshe do të marrin pjesë në festimet e 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi Presidenca bën të ditur se Begaj do të presë pret nesër një delegacion të gjerë arbëreshësh nga Italia, të cilët do të zhvillojnë një vizitë treditore në Shqipëri, lidhur me këtë përvjetor.

Pritja e arbëreshëve zhvillohet në Institucionin e Presidencës më datën 2 mars në orën 07:30 dhe më pas Presidenti i Republikës bashkë me delegacionin arbëresh nisen për në Lezhë.

Njoftimi:

Tiranë, 1.3 2024

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj një përfaqësi të zgjedhurish nga krahinat e komunave arbëreshe do të marrin pjesë në festimet e 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z Bajram Begaj, pret nesër një delegacion të gjerë arbëreshësh nga Italia, të cilët  do të zhvillojnë një vizitë treditore në Shqipëri me rastin e kremtimit të 580 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

Në të marrin pjesë drejtues të krahinave dhe komunave arbëreshe, aktivistë, gazetarë  dhe përfaqësues të shoqatave që i shërbejnë dhe kontribuojnë për këtë komunitet dhe forcimin e lidhjeve me Shqipërinë.

Pritja e arbëreshëve zhvillohet në Institucionin e Presidencës më datën 2 mars në orën 07:30

Më pas Presidenti i Republikës bashkë me delegacionin arbëresh nisen për në Lezhë.

Kremtimi i 580 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, nis në orën 10:30 me ceremoninë tek Obelisku i Besëlidhjes së Lezhës e vijon me vizitën në Panairin e Trashëgimisë Kulturore.

Ceremonia zyrtare mbahet në Pallatin e Kulturës Lezhë, ku Presidenti Begaj do të mbajë një fjalë për të pranishmit.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?