English

6 pacientë të prekur me COVID-19 lënë spitalin, në total 31 të shëruar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjashtë pacientë të prekur me COVID-19 kanë lënë spitalin pasi janë shëruar.

- Advertisement -

Lajmi bëhet me dije nga ministrja e Shëmdetësisë, Ogerta Manastirliu e cila përmes një postimi në faqen e vet në Facebook tregon se bashkë me pacientët e sotëm numri i të shëruarve nga COVID-19 në vendin tonë shkon në 31.

“Lajm i mirë
Gjashtë pacientë kanë lënë sot spitalin infektiv të #shëruar nga #COVID-19 ?

Deri tani 31 qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen e vështirë??

#FORCA ekipit të mjekëve të #Infektivit”, shkruan ministrja.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm mbi situatën e COVID-19 bëri me dije se numri i të infektuarve ka shkuar në 186 persona. Lajmi u konfirmua nga drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.

Sipas ministrisë, përgjatë 24 orëve të fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19. Sa i takon numri të testimeve, zonja Fico theksoi se deri në këto momente janë testuar 1246 raste të dyshuara, ku prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 186 raste;

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë dy pacientë, një 85-vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri duke e çuar kështu numrin e të vdekurve në tetë persona.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?