English

6 të vdekur dhe 187 raste të reja me COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë shënuar 187 raste të reja me virusin.

- Advertisement -

Rastet e reja kanë dalë nga 2102 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 974 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë regjistruar 257,091 raste shërimi nga COVID.

Aktualisht në Shqipëri janë 7,980 qytetarë pozitivë me COVID.

111 persona janë të shtruar në spital, 16 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.

Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Statistika për datën 14 shkurt 2022 nga Ministria e Shëndetësisë

Raste të reja ditore    187

Të shëruar në 24 orë   974

Të shtruar në spitale  111

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore     2,102

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2602

Fier  1115

Gjirokastër  703

Shkodër  648

Elbasan   633

Vlorë   627

Berat   559

Lezhë    364

Korçë    246

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?