English

6 viktima nga sulmi në Gjermani, ndër to dhe prindërit e të dyshuarit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

6 persona janë vrarë ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në jug  të Gjermanisë, në qytetin Rot am Si, ka raportuar policia.

- Advertisement -

Një 26-vjeçar është arrestuar pasi ka thirrur policinë nga vendngjarja me pretendimin se kishte qëlluar me armë mbi disa persona.

Më pas është zbuluar se babai 65-vjeçar dhe mamaja 56-vjeçare e të dyshuarit ishin në mesin e viktimave, si dhe dy të afërm të gjinisë mashkullore dhe femërore.

Një 12-vjeçar dhe një 14-vjeçar, gjithashtu të afërm të dyshuarit janë kërcënuar, por nuk kanë marrë lëndime sipas raportimeve të policisë.

Në një deklaratë, autoritetet  thanë se i dyshuari ka lajmëruar policinë rreth mesditës dhe ka qëndruar në linjë me ta derisa kanë mbërritur oficerët e policisë rreth 9 minuta më vonë.

Më pas, rreth 100 oficerë policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Edhe pse nuk e kanë zbuluar ende motivin, në një deklaratë policia ka thënë se dyshojnë për një “dramë në familje”.

Në momentin e arrestimit, i dyshuari po mbante një pistoletë 9 milimetra gjysmë automatike.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?