English

60 tifozë shoqërohen në polici, 19 policë të plagosur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

60 tifozë problematikë nga të dyja skuadrat, Feyenoord dhe Roma janë shoqëruar nga policia mbrëmjen e djeshme.

- Advertisement -

48 prej tifozëve janë italianë dhe 12 shtetas holandezë, të cilët janë përfshirë në aktet e dhunshme dhe kundërshtimin e punonjësve të Policisë.

Gjatë përplasjes mes tyre në total janë plagosur 19 punonjës të Policisë së Shtetit, njëri prej të cilëve është plagosur me thikë.

Në spital kanë marrë ndihmë mjekësore 10 shtetas, nga të cilët 5 shtetas shqiptarë, 3 italianë dhe 2 holandezë.

Në orët e para të mëngjesit janë deportuar nëpërmjet Portit të Durrësit edhe 80 tifozë huliganë italianë.

Për këta të fundit do ndiqen procedurat përkatëse me Federatën Italiane të Futbollit, për përjashtimin nga ambientet sportive dhe do të merren masa të tjera në zbatim të ligjit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×