English

66% e makinave në Shqipëri janë automatike, shqiptarët preferojnë komoditetin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqiptarët po preferojnë komoditetin, duke zgjedhur makina automatike më shumë sesa makinat manuale. 66% e tyre janë regjistruar në vitin 2024 nga të dhënat e drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ndërkohë që 33% e zënë makinat me marshe.

- Advertisement -

Kjo zgjedhje e tyre për makinat automatike, në fakt përkthehet në më shumë kosto për ta. Mekanikët thonë se makinat manuale shfaqin më pak problem, madje dhe në harxhimin e naftës, janë me ekonomike.

“Kërkesat më të shumta janë për automat, manual kryesisht janë makinat e kompanive të cilat janë më pak me probleme, më pak dëme dhe makinat automat janë më shumë “nazelie”, kanë më shumë probleme se manualja….Njerëzit kanë qejf të jenë më komodë, më praktikë dhe më praktik është automati…Ka pak ndryshim manuali sepse harxhon më pak, se automati”, thotë Kreshnik Ndreu, mekanik.

Dashamirësit e makinave manuale nuk do të kenë dhe shumë mundësi zgjedhje. Kompanitë e mëdha po preferojnë të prodhojnë më shumë mjete automatike, e deri tek ato që çdo lëvizje kryhet përmes butonave në timon. Nga një vëzhgim që bëmë në tregjet e automjeteve, makinat manuale vijojnë të jenë të prodhimeve 2008 e deri tek 2015.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?