English

7 aksidente në ditë, eksperti: Numri është më i madh!

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Eksperti i aksidenteve rrugore, Gëzim Hoxha ishte i ftuar këtë të dielë në një intervistë në Euronews Albania.

- Advertisement -

Nisur nga statistikat e përgjithshme të cilat tregojnë shifrën për 7 aksidente çdo 24 orë, Hoxha tha se ndërkaq aksidentet rrugore do të shtohen.

“Ne nuk kemi një studim të mirëfilltë. Ato që kanë mbajtur statistikat, nuk i kanë të sakta. Ka vetëm se sa persona kanë humbur jetën dhe grupmoshat e tyre, duhet një shtrirje më e gjerë. Duhet se sa makina janë përplasur sepse jeta është mbi gjithçka por veç jetës ka edhe pronë, ka edhe njerëz që plagosen dhe iu është prishur makina e cila nuk është evidentuar. Duhet të ketë një statistikë më të zgjeruar për të dalur një një konkluzion më të saktë”, tha eksperti.

I pyetur nëse kjo formë vjen qëllimisht nga autoritetet, eksperti i aksidenteve rrugore mohon diçka të tillë nga fakti se ato nuk kanë statistika të sakta.

Ai shton se duhet një analizë më e thellë.

“Duke vijuar me detyra konkrete të çdo sektori bëhet një analizë më e thellë. Sa i përket sinjalistikës rrugore në disa raste drejtuesit e mjeteve jnë përfshirë në aksident për shkak të sinjalistikës dhe dilet në konkluzion që duhet riparuar sinjalistika. Shteti duhet të marrë nga buxheti aq lekë sa duhen shtuar në sinjalistikë”, tha Gëzim Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?