English

7 dënime të përjetshme për vrasësin e 7 personave në Paradën e 4 korrikut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një gjykatës në shtetin amerikan të Illinois dënoi sot Robert Crimo III me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht për të shtënat masive në paradën e Ditës së Pavarësisë në periferi të Çikagos në vitin 2022, kur shtatë persona vdiqën dhe më shumë se 40 u plagosën, njoftuan mediat lokale.

- Advertisement -

Ai u dënua me shtatë burgime të njëpasnjëshme të përjetshme dhe u akuzua se u ngjit në çatinë e një ndërtese në qendër të Parkut Highland, rreth 40 kilometra në veri të Çikagos dhe hapi zjarr ndaj spektatorëve dhe pjesëmarrësve në paradën e 4 korrikut 2022, raportoi Reuters.

Crimo, 24 vjeç, u deklarua fajtor në mars për shtatë akuza për vrasje të shkallës së parë dhe 48 akuza për sulm të rëndë, pak para se të fillonte gjyqi i tij në të shtënat në Highland Park.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?