Shtatë persona u vranë dhe 46 u plagosen gjatë një zjarri që shpërtheu në një firmë ligjore në qytetin Daegu të Koresë së Jugut.
Dyshohet se zjarrvënia ishte e qëllimshe.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes, dhe ndërtesa ndodhej pranë Gjykatës së Qarkut të qytetit.
Policia tha se po hetonte shkakun e sulmit, por beson se mund të ketë qenë një akt zjarrvënieje.
Autori i dyshuar, një burrë rreth të 50-tave, ka vdekur në vendngjarje, thanë zyrtarët.
Më shumë se 150 zjarrfikës u aktivizuan për fikjen e zjarrit rreth orës 10:55 me orën lokale (01:55 GMT).
Ekuipazhet e shuan zjarrin brenda 20 minutave, thanë zyrtarët.
Shumica e të plagosurve u dërguan në spital, ku pasojat më të mëdha ishin nga thithja e tymit.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa pamjet e kamerave të zyrës tregojnë autorin e dyshuar duke hyrë në zyrën e katit të dytë me materiale.
Mediat lokale raportuan se personi i dyshuar paraqitur një ankesë në zyrën e avokatit përpara sulmit.
LEXONI GJITHASHTU: