Gjykatat kanë regjistruar vitin e kaluar 722 padi për çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave.
Pronarët nuk pajtohen me shtetin për vlerën e kompensimit, e cila sipas tyre është 4 herë më ulët se pritshmëritë që ata kanë.
Shifrat dalin nga raporti vjetor i Agjencisë së Pronave, e cila pranon se nuk është në gjendje të ndjekë të gjitha proceset nëpër sallat e gjyqeve.
Krahasuar me vitin 2020, numri i padive është më i ulët me 896 padi, ndërsa kallëzimet janë dërguar në të gjitha gjykatat e vendit.
Por, raporti zbulon se afërsisht 1 në 7 padi është rrëzuar.
Në vitin 2021 janë rrëzuar 160 padi, ndërsa në vitin 2020 janë rrëzuar 166 padi,
Po ashtu, ky institucion, pothuajse ka pezulluar kompensimet për shkak të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese shkurtin e shkuar.
Rrëzimi i dy neneve të ligjit, pritet të shtojë numrin e padive ndaj shtetit, pasi kjo mund të sjellë ndryshim të formulës së përllogaritjes së vlerës së kompensimeve.
Fatura financiare për kompensimin e ish-pronarëve arrin në 1 miliardë dollarë, ndërsa shoqatat e pronarëve pretendojnë një vlerë rreth 4 herë më të madhe. Kjo është arsyeja pse kthimi dhe kompensimi i pronave nuk merr zgjidhje prej 30 vitesh.