Vendit tonë i mungojnë 730 ditë nga fitorja. Kanë qenë këto fjalët e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me rastin e 2-vjetorit të nisjes së agresionit rus.
Nga Kievi, ku janë mbledhur liderët e vendeve kryesore evropiane, Zelensky ka theksuar se konflikti me Rusinë do të mbyllet sipas kushteve të Ukrainës.
“Në historinë e së ardhmes, pranë fjalës “Ukrainë” do të qëndrojë gjithmonë fjala “e pavarur”, ka thënë Zelensky.
E pranishme në samit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Ukraina do ta arrijë fitoren dhe do të gjejë paqen dhe prosperitetin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dy vjet luftë, çfarë ka ndodhur në Ukrainë që nga 24 shkurti 2022
- Osmani: Ne i qëndrojmë përkrah Ukrainës, liria do të triumfojë