Ezzeldin Bahader mund të bëhet futbollisti më i vjetër profesionist.
Në moshën 75-vjeçare, Bahader është bashkuar me një skuadër në kategorinë e tretë në Egjipt nga tetori i vitit të shkuar.
Synimi i Bahader është që të përfshihet në Librin e Rekordeve “Guinness”, diçka që mund të arrihet nëse ai do të zhvillojë 2 ndeshje nga 90 minuta.
Edhe pse është baba i katër fëmijëve dhe gjysh i gjashtë nipërve e mbesave, Bahader synon që të realizojë ëndrrën e tij.
Ndonëse në një moshë të konsiderueshme ai po stërvitet shumë në mënyrë që të arrijë qëllimin e tij, që nuk është vetëm për të thyer një rekord.
“Unë nuk dua thjesht të jem lojtari më i vjetër. Unë dua të jem lojtari më i vjetër, i cili gjithashtu luan mirë. Nëse arrij vetëm titullin e lojtarit më të vjetër, por nuk luaj mirë, nuk do ta realizoj planin tim. Nëse jam në gjendje të luaj mirë, do të ishte një gjë e shkëlqyeshme dhe do të vazhdoj të luaj”, thotë Ezzeldine Bahader.
Një përfaqësues i rekordeve “Guinness” do të marrë pjesë në ndeshjen e dytë për të vlerësuar pretendimin e veteranit.
Rekordi “Guinness” për futbollistin më të vjetër profesionist aktualisht mbahet nga izraeliti Isaak Hayik, i cili luajti në prillin e kaluar në moshën 73-vjeçare.