English

78 milionë € nga parajsat fiskale, shqiptarët preferojnë Qipron

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Paratë që kanë hyrë në qarkullim në ekonominë shqiptare në pjesën e parë të vitit nga parajsat fiskale kanë arritur nivelin më të lartë që prej vitit 2015.

- Advertisement -

Janë në total 78 milion euro që janë investuar nga kompani dhe individë të regjistruar në vende me regjimin “guackë” në 3 muajt e parë të vitit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, investimet nga shtetet të cilat ruajnë sekret vendin dhe emrin e pronarëve në fund të muajit mars kapën vlerën 70 milion euro, kundrejt 45 milion euro që ishin këto investime në tremujorin e fundit të vitit 2021.

Flusket më të mëdha rezultojnë nga Qipro, Panama dhe Ishujt Kajman.

Në harkun kohor të 3 muajve nga Qipro janë future 5 milion euro në Shqipëri, 2 milion euro nga Panama dhe 1 milion nga Ishujt Kajman.

Parajsat fiskale janë shtete që ofrojnë ruajtjen e anonimatit për emrin e pronarit dhe kompanive që e kontrollojnë një firmë të caktuar dhe në rastet më të shumta ofrojnë regjim fiskal pa taksa ose me barrë tatimore shumë të ulët.

Shtetet guackë përdoren në më të shumtën e rasteve nga ndërmarrje që duan të fshehin të ardhurat dhe burimin e tyre, por vitet e fundit janë bërë shumë të dëshiruara edhe për politikanët që fshehin pasurinë.

Për shqiptarët shteti më i pëlqyer është Qipro, i cili ka dhe një afërsi gjeografike të mirë me vendin tonë.

Vitin e shkuar nga Qipro hynë në Shqipëri 17 milion euro, ndërsa stoku total i investimeve nga shtetet offshore arriti 201 milion euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?