English

8 Marsi në Rrëshen, qirinj për gratë dhe vajzat e vrara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dita ndërkombëtare e Gruas nuk ishte një ditë feste në Rrëshen, por një ditë reflektimi për gratë dhe vajzat e vrara dhe të dhunuara.

- Advertisement -

Me qirinj dhe lule ne duar, gra, burra, te rinj e reja në heshtje nga Katedralja e Rrëshenit u drejtuan në sheshin Abat Doçi ku vendosën qirinjtë e ndezur në nder të grave dhe vajzave të vrara.

8 Marsi në Rrëshen u kthye në një ditë reflektimi dhe lutjesh kundër dhunimit të gruas.

Me pankarta kundër cenimeve ndaj grave, të rinjtë e Rrëshenit mbrojtën fort imazhin e nënës dhe gruas.

Ky organizim mori shkas nga tragjedia e shkurtit në familjen Filopati, ku motër e vëlla u vranë nga ish-bashkëshorti i Esmeralda Filopatit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?