English

8 viktima nga rrëshqitja e dheut në Itali, mes tyre 3 fëmijë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën pas rrëshqitjeve vdekjeprurëse të dheut në ishullin italian të Ischia.

- Advertisement -

Mes viktimave janë edhe një foshnjë 3-javëshe dhe vëllezër e motër, një vajzë 5 vjeçe dhe vëllai i saj 11 vjeç.

Viktimat e tjera janë prindërit e foshnjës, një 31-vjeçar banues në ishull dhe një turist bullgar. Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Të paktën 5 persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, ndërkohë që rreziqet nga rrëshqitjet e dherave mbeten ende të larta.

Tragjedia e së shtunës u shkaktua nga reshjet e dendura, rreth 126 milimetra shi ranë në vetëm 6 orë.

Balta pushtoi qindra shtëpi, ndërsa shumë automjete përfunduan në det.

Sipas zyrtarëve, kjo është tragjedia më e rëndë që ata kanë parë për 20 vjet.

Qeveria ka caktuar dy milionë euro për operacionet e shpëtimit dhe për rivendosjen e shërbimeve publike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×