80% e familjeve të pastreha, po paguhet dyfish nga buxheti për bonusin e qirasë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

13 mijë familje vazhdojnë të jenë të pastreha pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 3 viteve më parë në nëntor të 2019-s.

Sipas të dhënave të audituara nga Ministria e Financave në buxhetin faktik 2021, rezulton se 12.994 familje janë trajtuar me bonus qiraje dhe vetëm 3.243 kanë arritur të akomodohen në shtëpitë e reja.

Raporti i financave nënvizon se si pasojë e zvarritjes së projekteve për rindërtimin, buxheti i shtetit ka paguar 12.3 milion euro më shumë për bonusin e qirasë për të pastrehet e tërmetit.

- Advertisement -

Në planin fillestar të vitit të shkuar qeveria kishte programuar 12.5 milion euro për trajtimin me bonus qiraje, por në fund taksapaguesit kanë paguar 24.8 milion euro. 

Shkaku kryesor i vonesës ka qënë ngadalësia në vlerësimin e dëmeve, punë që udhëhiqej nga ekipet e kordinuara nga Minsitria e Rindërtimit dhe Instituti i Ndërtimit dhe hartimi i projekteve nga agjencitë zbatuese, ku peshën kryesore e zë Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Taksapaguesit kanë dhënë në dy vjet 395 milion euro për rindërtimin, por vetëm 20% e familjeve që kanë mbetur pa shtëpi kanë arritur të akomodohen.

Në dy vitet e fundit Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka marrë 148 milion euro për rindërtimin e mbi 7 mijë objekteve, ndërsa në fund të vitit të shkuar rezultonin të dorëzuara vetëm 775 prej tyre. 

Procesi i rindërtimit është një nga më të ngadaltët në historinë e projekteve në infrastrukturë, ku fondet nga buxheti nuk kanë munguar, emergjenca u lejoi autoriteteve zhvillimin e tenderave sekretë, por punimet nuk përfundojnë duke detyruar që çdo muaj buxheti të paguajë miliona euro për qiranë e familjeve të pastreha.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Arrestohen 2 serbë në Veri, iu gjetën armë, flamuj, emblema me simbole nacionaliste

Policia e Kosovës në veri të vendit ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve’. Të...

Kompensimi i dyshimtë 1.2 mln euro, lirohet Arlind Gjokutaj

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Fianacave, Arlind Gjokutaj. Nga masa e sigurisë “Arrest në...

“Me Amerikën nuk ka lojëra”, Arifi: Ja ku gaboi Albin Kurti

Shqiprim Arifi, kreu i Partisë Alternativa për Ndryshim tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka gabuar në menaxhimin...

TË FUNDIT

“Më lironi”- Apeli jep vendimin për Mazen, i përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Ensi Mazës për një masë më të lehtë sigurie për përfshirjen e tij në vrasjen...

“Nuk e dorëzojmë republikën tonë te këta fashistë” – Kurti flet për situatën në Veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pranishëm në forumin e Bratislavës tha se situata në Veri nuk është rrjedhojë e protestave të qytetarëve por...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×