81 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nuk është shënuar asnjë vdekje nga ky virus.
Rastet e reja dolën nga 1,224 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 102 të shëruar. Që prej fillimit të testimeve për COVID në vend, janë regjistruar 268,764 raste shërimi nga COVID.
Në Shqipëri janë aktualisht 634 qytetarë aktivë me COVID-19.
37 persona janë të shtruar në spitale, 8 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 17 mars
Raste të reja ditore 81
Të shëruar në 24 orë 102
Të shtruar në spitale 37
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,224
Testime totale 1,764,032
Raste pozitive 272,885
Raste të shëruara 268,764
Raste Aktive 634
Humbje jete 3,487
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 255
Fier 100
Vlorë 66
Shkodër 56
Kukës 47
Gjirokastër 29
Elbasan 28
Korçë 20
Lezhë 16
Berat 6
Dibër 6
Durrës 5