English

9 shqiptarë mes viktimave të COVID-19 në SHBA

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nëntë persona me kombësi shqiptare janë mes viktimave të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Ambasadorja e vendit tonë në SHBA, Floreta Faber ka zhvilluar një sërë komunikimesh telefonike me drejtues të Organizatave dhe Shoqatave, përfaqësuesit fetar në disa shtete si dhe me anëtarë të spikatur të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Ajo ka bërë me dije se të paktën nëntë anëtarë të komunitetit shqiptar kanë humbur jetën, tre nga Shqipëria, katër nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi.

“Mbi tridhjetë anëtarë nga komuniteti ynë janë evidentuar në faza të ndryshme të sëmundjes. Me disa prej tyre është komunikuar drejtëpërdrejtë në telefon, të cilët kanë informuar se simptomat e sëmundjes janë të rënda, por fatmirësisht të kalueshme në kushte shtëpie. Bazuar në informacione, individët trajtohen në spital vetëm kur janë në gjendje tepër kritike dhe kanë probleme me frymëmarrjen dhe kërkohet mbështetja e tyre me respiratorë”, thotë ambasadorjka.

Ambasadorja falënderoi përfaqësuesit për informacionin dhe për solidaritetin në ndihmë të anëtarëve të tjerë të komunitetit dhe kërkoi mbajtjen e komunikimeve me Ambasadën në këtë situatë të vështirë.

“Nga bisedat mësuam se një pjesë e madhe e komunitetit kanë humbur dhe vendet e punës. Ambasada nxit anëtarët e komunitetit të jenë të vemendshëm ndaj udhëzimeve të dhëna nga shtetet përkatëse për të përfituar nga ndihmat financiare të ofruara nga shteti amerikan. Vetë ambasada do mundohet të përmbledhë këto informacione dhe ti ofrojë në gjuhën shqipe dhe të ofrojë adresat ku duhet të drejtoheni në çdo shtet.

Në ditët në vijim do vijojmë me kontaktë të përditshme me anëtarë të tjerë të komunitetit në shtete të tjera ku ka një përqëndrim të lartë të komunitetit shqiptar. Ambasadorja tashmë ka biseduar me përfaqësues në disa qytete të shteteve të Nju Jorkut, Miçiganit, Teksasit, Shtetit të Uashingtonit, Kalifornisë, Floridas dhe Filadelfias. Në se përfaqësuesit e shoqatave që dëshirojnë të komunikojnë me Ambasadoren apo stafin e ambasadës, për pyetje apo për të ndarë informacione mbi situatën e komunitetit në qytetin e tyre, lutemi na shkruani në adresen embassy.ë[email protected] dhe ne do ju kontojmë menjëherë”, thotë znj. Faber.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?