English

94 delegacione, Euronews Albania zbulon listën e plotë të pjesëmarrësve në Konferencën e Donatorëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve, e cila synon t’i vijë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe të financojë një pjesë të dëmeve të lëna pas ngjarjes tragjike do të mbahet sot në 14:30 në Bruksel.

- Advertisement -

Euronews Albania zbulon listën e 94 delegacioneve pjesëmarrëse, ku ndër to janë 62 shtete dhe 32 organizata.

Korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri i cili siguroi listën e plotë tha megjithatë se gjatë një interviste të tij me Komisionierin Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë po punohet ende për të bindur shtete të marrin pjesë në konferencë, duke shtuar se kjo mund të sjellë rritje të numrit të pjesëmarrësve në orët në vazhdim.

LISTA E PLOTË

Algjeria

Armenia

Austria

Azerbajxhani

Bjellorusia

Belgjika

Bosnje-Hercegovina

Brunei

Bullgaria

Kanadaja

Kina

Kroacia

Qipro

Republika Çeke

Danimarka

Egjipti

Estonia

Finlanda

Franca

Gjermania

Greqia

Vatikani

Hungaria

Indonezia

Irlanda

Izraeli

Italia

Japonia

Republika e Koresë

Kosova

Kuvajti

Letonia

Lihtenshtajni

Lituania

Luksemburgu

Malta

Monako

Mali i Zi

Maroku

Holanda

Maqedonia e Veriut

Norvegjia

Omani

Polonia

Portugalia

Katari

Rumania

Federata Ruse

Arabia Saudite

Serbia

Sllovakia

Sllovenia

Spanja

Suedia

Zvicra

Tunizia

Turqia

Ukraina

Emiratet e Bashkuara Arabe

Mbretëria e Bashkuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

shtetet 

Organizata

Karitas Europa

Këshilli i Bankës Europiane për Zhvillim

Banka Europiane e Investimit

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Komisioni Europian

Këshilli Europian

Shërbimi Europian për Ndërhyrje të Jashtme

Parlamenti Europian

Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e OKB (FAO)

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin

Fondi Monetar Ndërkombëtar

KfW

Liga e Shteteve Arabe

Fondi OPEC

Fondacioni Shoqëria e Hapur

Organizata për Bashkëpunim Islamik OIC

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal RCC

UN/UNDP

UNDCO

UNDRR

UNESCO

UNFPA

UN-Habitat

UNICEF

Komisoneri i Lartë i OKB për Refugjatët

Organizata e OKB për Zhvillimin Industrial

UNOPS

UN Women

Organizata e OKB për Turizmin Botëror

Banka Botërore

Programi Botëror i Ushqimit

Organizata Botërore e Shëndetësisë

organizatat

Konferenca

Euronews Albania do të jetë në një transmetim special nga Brukseli dhe nga Tirana, gjatë zhvillimit të konferencës ku do të marrin pjesë vende anëtare të BE, partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues nga vende të tjera si dhe organizata ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare financiare, përfshirë OKB dhe Bankën Botërore.

Gjatë konferencës, koordinatorja Kombëtare e Vlerësimit të Nevojave të Pas-Katastrofës, Milva Ekonomi do të prezantojë Raportin e Vlerësimit, ndërsa Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj do të paraqesë mekanizmat financiarë për kanalizimin e fondeve të rindërtimit.

Konferenca e Donatorëve do të mbyllet në mbrëmje rreth orës 19:00, ku Komisioneri për Zgjerimin, z. Olivér Várhelyi do të bëjë të ditur përfundimet dhe fondin total që do t’i ofrohet Shqipërisë.

Deri tani, Komisioni Evropian ka ofruar një grand prej 15 milionë euro për rindërtimin. Për këtë, Presidentja e KE dhe Kryeministri i Shqipërisë do të nënshkruajnë marrëveshje gjatë Konferencës.

Ndërsa, Holanda përmes ministrit të Jashtëm, z. Stef Blok ka konfirmuar se do të dhurojë një shumë prej 3 milionë euro për vendin tonë. Ndërkohë, Kryeministri i Kanadasë, z. Justin Trudeau pas një takimi me Kryeministrin, Edi Rama në Mynih, ka konfirmuar se vendi i tij do të jetë pjesëmarrës në Konferencë.

Në raportin e udhëhequr nga Banka Botërore për dëmet e shkaktuara përllogaritet që fatura të jetë 1 miliard euro. Nga tërmeti i 26 nëntorit, 51 persona humbën jetën kurse rreth 1 mijë të tjerë u plagosën.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?