English

95-vjetori i themelimit të Bankës së Shqipërisë, Meta: Politikat monetare kanë nxitur investimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar në faqen e tij zyrtare për 95-vjetorin e themelimit të Bankës së Shqipërisë. Kreu i Shtetit thekson se Banka e Shqipërisë ka treguar qëndrueshmëri të vazhdueshme në drejtim të stabilitetit financiar të vendit, që përmes politikave monetare ka nxitur vazhdimisht investimet, konsumin, dhe rritjen ekonomike të qytetarëve gjatë këtij misioni, i cili filloi mbi nëntë dekada më parë.

- Advertisement -

“Sot është 95-vjetori i themelimit të Bankës së Shqipërisë, një nga aktet historike shtetformuese më të rëndësishme që i dha vendit monedhën e vet kombëtare. Banka e Shqipërise ka treguar qëndrueshmëri të vazhdueshme në drejtim të stabilitetit financiar të vendit. Politikat monetare lehtësuese kanë nxitur investimet, konsumin dhe kreditimin, me qëllim rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve”, shkruan  Meta.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, beson fort se ky institucion do të dijë mirë t’u qëndrojë afër bizneseve dhe qytetarëve në tejkalimin e pasojave socio-ekonomike që do të shkaktojë përhapja e COVID-19 në Shqipëri.

“Në situatat e vështira që po kalon vendi, edhe si pasojë e tërmetit të vitit të kaluar apo pandemisë, Banka e Shqipërisë vlerëson të një rëndësie të veçantë mbështetjen për biznesin dhe qytetarët. Banka e Shqipërisë, përmes ruajtjes së pavarësisë së saj dhe rritjes së profesionalizmit, do jetë gjithmonë garante e stabilitetit financiar, por edhe sovranitetit kombëtar. Mirënjohje për të gjithë profesionistët të cilët shërbyen, që nga dita e parë e themelimit të saj me dekretin e 15 Marsit 95 vite më parë, e deri në ditët e sotme”, thekson Kreu i Shtetit, Ilir Meta.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?