Yjet që bien e ngrihen në Katar, Doha mirëpret Kampionatin Botëror të Futbollit
Një kampionat qe do ti jap fund disa prej legjendave te futbollit, por një event ku të tjerë yje do te lindin. Të dielën sytë tanë janë në Doha pasi nis Kampionati Botëror i Futbollit. Një nga risit është edhe fakti se ne 8 stadiumet ndalohet shitja e alkoolit.
Një nga eventet më të bukura futbollistike nis këtë të diel në Katar, e bëhet fjalë për Kampionatin Botëror të Futbollit. Ndeshjet në të gjitha kampionatet e tjera janë pezulluar pasi për gjatë 29 ditëve, tridhjetë e dy ekipe përgatiten për 64 ndeshje. Pavarësisht polemikave rreth Katarit 2022, presidenti i FIFA Gianni Infantino beson se turneu do t’i afrojë njerëzit.
“Ne nuk duhet të harrojmë mesazhin kyç, që është për unitetin, për futbollin që bashkon botën, njerëzit, ndërton ura. Të gjithë ata që e duan futbollin, që janë pjesë e një ekipi, që janë pjesë e grupeve të tifozëve, kush është pjesë e entuziazmit e di që futbolli ka këtë magji unike të bashkimit të njerëzve”- thotë Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Katari 2022 do të jetë performanca e fundit e legjendave të futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ndërsa Francezi Kylian Mbappé, ylli i kampionatit të Shkuar mund të krahasohet me të madhin brazilian, Pelé, duke u bërë kampion në dy Botërorët e tij të parë.
Me tifozët nga e gjithë bota që vërshojnë rrugëve, tashmë të gjithë sytë do të kthehen nga Doha, ku kombëtarja e Katarit hap turneun me një ndeshje kundër Ekuadorit të dielën.
“Ndërtesa emocionuese në Doha, vendasit e kanë pritur këtë për më shumë se dymbëdhjetë vjet. Popullsia e Katarit tani është vetëm rreth 2 milionë. Kjo është dukshëm më e lartë tani dhe ne nuk e kemi pasur ende fillimin. Këtu ku jam në kryeqytetin e vendit, shumë ndërtesa janë të mbuluara me flamuj të vendeve pjesëmarrëse dhe shumë murale të lojtarëve.
Është një vepër arti futbollistike këtu në Doha. Mbi 3,5 miliardë njerëz e ndoqën Kupën e Botës i në Rusi në 2018. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha muajin e kaluar se pret rreth 1,5 miliardë të tjerë për ta parë kampionatin këtu në Katar. Ka kaq shumë surpriza për të parë nëse kombi i vogël pritës mund të arrijë suksesin”- tha Sam Ashoo, për Euronews në Doha.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja Epstein, asistentja Lesley Groff do të dëshmojë para Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
Droni shpëton dy anëtarë të ekuipazhit amerikan pas rrëzimit të helikopterit Apache në brigjet e Omanit
SHBA: Bosnja nuk mund ta shtyjë ndërprerjen e varësisë nga gazi rus
- 16:03 Protesta kundër projektit në Zvërnec në Suedi, thirrje për tubim në Stokholm
- 16:02 Rama me gazetarët e BE-së: Protestat nuk ndikojnë në integrimin europian
- 15:50 Rama: Në Zvërnec nuk ka projekt të miratuar, vetëm proces paraprak
- 15:25 Rama: Debati për Zvërnecin po bazohet në keqinterpretime, procesi në fazë paraprake
- 15:16 Rama me gazetarët evropianë: Protesta është e drejtë themelore, kam marrë pjesë edhe vetë në të kaluarën
- 15:14 Rama i përgjigjet senatorit amerikan: Shqipëria nuk duhet trajtuar si pjesë e politikës së brendshme të SHBA-së