Gjata: Yuri Kim dështoi. Bejko: Ambasadoren s’e largon as Rama e as Berisha

9 Dhjetor 2022 | 14:42

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme për nisjen e procedurave për zevëndësimin e Yuri Kim është kthyer në temë diskutimi në studiot  televizive.

Në një intervistë për Euronews Albania, pedagogu Roland Bejko është shprehur se ambasadoren Yuri Kim nuk e largon dot as Edi Rama dhe as Sali Berisha, ndërsa shtoi se ambasadori që do e jetë në vend të saj do të ndjekë të njëjta politika si Kim.

“Kim nuk e largon dot as Edi Rama, as Sali Berisha, i cili në deklaratën për shtyp tha  se nëse ajo nuk largohet vet ne do ta largonim atë me protestat e revolucionit demokratik. Ne jemi në një mjedis ku secili nga këta hiqen sikur janë qendra e botës. Të jemi të bindur se edhe ambasadori që do të vijë do të ndjekë të njëjtat linja sepse këto nuk janë linja që ka përcaktuar Edi Rama por janë linja që i përcakton DASH dhe strategjia gjeopolitike. Shqiptarët  ta dinë mirë që as Rama dhe as Berisha nuk e largojnë dot një ambasador”- tha Bejko.

Nga ana tjetër anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Çlirim Gjata tha se Kim u investua dhe personalisht në politikën shqiptare, dhe sipas tij ky ishte shkaku që ajo dështoi.

“Problemi është se Kim u investua shumë dhe personalisht, madje kaloi dhe në fyerje të një pjese të opozitës shqiptare, Kjo dalje nga etika dhe kalimi deri në nivel  personal, bëri që ajo të dështonte në punën e vet. Në luftën kundër korrupsionit dhe në ngritjen ekonomike.”- shtoi Gjata.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024