Dosja e kompleksit Partizani, pyetet ish-drejtori i klubit Isa Tare
SPAK avancon me hetimet për ish-kompleksin partizani. Vijon me marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për mënyrën e privatizimit. Në prokurorinë e posaçme dëshmoi Ish-drejtori i klubit sportiv Isa Tare.
Isa Tare, ishte personi i radhës që dëshmoi në SPAK për privatizimin e ish-komplesksit Partizani. Ish-drejtori i klubit sportiv dha deklarime në cilësinë e personit që ka dijeni për më rreth 60 minuta para prokurorit dhe oficerëve të byrosë kombëtare të hetimit. Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ku është ndërtuar një kompleks pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndërsa SPAK po heton prej gati 2 vitesh. Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin e mbrojtjes Arben Imami.Për këtë çështje janë thirrur më herët në SPAK ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të Forcave të Armatosura, Vladimir Qirjazi si dhe dy ish-ministrat e Mbrojtjes, Gazmend Oketa e Fatmir Mediu bashkë me ish-ministrin e ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Genc Ruli.
Nga ana tjetër prokuroria nuk ka konfirmuar ende se kur do të marrë në pyetje personat e kallëzuar duke nisur nga ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri i mbrojtjes Arben Imami.
Privatizimi i ish-kompleksit partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.
Zbulohen 7 mijë bimë narkotike në Velipojë, pezullohen shefi i Komisariatit të Shkodrës, nënkomisari dhe inspektori
Rama: Ka kërcënime në protestë, njerëzve nuk u lejohet të flasin
Arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar i dënuar me 15 vite burg për trafikim qeniesh njerëzore
- 17:37 Zbulohen 7 mijë bimë narkotike në Velipojë, pezullohen shefi i Komisariatit të Shkodrës, nënkomisari dhe inspektori
- 17:27 Botërori 2026, rriten mashtrimet online ndaj tifozëve, ekspertët: Mijëra faqe të rreme për vjedhje të dhënash
- 17:26 Rama: Ka kërcënime në protestë, njerëzve nuk u lejohet të flasin
- 17:23 Franca dhe Gjermania tërhiqen nga projekti për avionët luftarakë të gjeneratës së re
- 17:11 Arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar i dënuar me 15 vite burg për trafikim qeniesh njerëzore
- 16:51 Rama për ishullin e Sazanit: Nuk po e shesim, është pronë e Shqipërisë