Qendra shëndetësore jashtë funksionit, në Poçem shërbehet në dhoma provizore
Qendra shëndetësore fshatit Poçem në Mallakastër është jashtë funksionit. Banorët kërkojnë që të investohet, teksa marrin shërbim në një dhomë provizore.
Dëmtimi dhe degradimi i qendrës shëndetësore Poçem ne Mallakastër e ka nxjerr godinën jashtë funksionit, dhe 50 familje te fshatit nuk marrin shërbim. Ata thonë se infermierja u është gjendur pranë, dhe këtë periudhë po përdoret provizorisht një dhome pranë shkollës se fshatit.
“Infermierja na shërben ne çdo kohe por duhet te jete diku tjetër jo ne shkolle se ne jemi me covid a me grip, nuk lejohet. Qendra shihe vete ka dale jashtë funksionit. Ashtu u be ne atë kohe dhe ka dale jashtë funksionit. U detyruam kane vajte materialet atje lart ne shkolle. Ajo na përgjigjet. Këtu janë 50 familje. Infermierja ne shërben. ”
“Tani për shërbim mirë po godina është prishur. Kemi kaluar tek një dhome tek shkolla. Mire do ishte të behej kjo godina këtu se kjo i shërben fshatit. Mendimi është te behet godina se vjen një pacient e duhet te shkoje tek shkolla po atje janë fëmijët. ”
Qendrat me te afërta shëndetësore ndodhen rreth 15 km larg ne drejtim te Cakranit apo Fratarit, çka sjell vonesa por edhe kosto financiare për banoret.
” Po është patjetër se ne kemi këtu një ambulance të shkatërruar se ne i bëjmë gjilpërat në rruge. E pate atje ambulancën është e prishur kemi frike. Janë 50 familje. Ne i bëjmë gjilpërat vëmë edhe në Fratar ne Cakran. Me lekët tona faturoj makinën 50 mije leke se ambulanca është shkatërruar nuk ka më”.
“Po nuk pate ambulance nuk ke një serum një shërbim te shpejte.”
Njëzëri banoret e fshatit Poçem apelojnë për ndërtimin e një qendre të re shëndetësore në mënyre që ky shërbim jetik te ofrohet ne mënyrë dinjitoze dhe sa më të shpejtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fier, Rama protestuesve: Hesapi zgjidhet duke u ulur në tryezë, jo duke kërkuar largimin e qeverisë
Protestuesit ndezin dritat e telefonave dhe nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Hoteli 19-katësh në Teksas shembet për t’i hapur rrugë projektit të ri (VIDEO)
- 21:56 “Protestë model”, Karamuço: Protestuesit të kenë kujdes nga provokatorët dhe të infiltruarit
- 21:55 Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk matet me parulla
- 21:31 Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBA-së për sulm
- 20:49 Fier, Rama protestuesve: Hesapi zgjidhet duke u ulur në tryezë, jo duke kërkuar largimin e qeverisë
- 20:43 Protestuesit ndezin dritat e telefonave dhe nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 20:34 Hoteli 19-katësh në Teksas shembet për t’i hapur rrugë projektit të ri (VIDEO)