OBSH: 75% e adoleshentëve nuk kryejnë sa duhet aktivitet fizik
Obeziteti tek adoleshentët është kthyer në një shqetësim për ekspertët e shëndetësie botërore. Të cilët kanë raportuar se 1 në 5 adoleshentë janë obez. Ata fajësojnë për këtë rritje të shifrave, keq ushqyerjen dhe aktivitetin fizik”.
Por për të patur një jetë të shëndetshme OBSH rekomandon që të rinjtë të kryejnë mesatarisht 60 minuta aktivitet fizik mesatar deri të fuqishëm në ditë.
Por studimi i fundit ka nxjerr në pah se vetëm 25% e djemve dhe 15% e vajzave arrijnë të përmbushin këtë rekomandim.
Sipas të dhënave të raportit 60% e adoleshnetëve, në Eruopë por dhe në Shqipëri kryejnë aktivitet fizik të paktën 3 herë në javë.”
Kjo normë është më e ulët tek vajzat me 51% dhe djemtë 69%.
Hendeku gjinor zgjerohet me moshën, me 65% të vajzave 11-vjeçare që përmbushin rekomandimin krahasuar me vetëm 46% të vajzave 15-vjeçare.
Ekspertët kanë nxjerr në pah se vajzat janë më pasive se sa djemtë , kur bëhet fjalë për aktivitet fizik
Në gjykimin e tyre pabarazitë socio-ekonomike janë të dukshme, me adoleshentët nga familjet më të pasura që raportojnë nivele më të larta të përfshirjes në aktivitet fizik në raport me ato të varfra.
Studiuesit thonë se faktorë të tillë si aksesi në hapësira të sigurta për aktivitet fizik dhe pjesëmarrja në sporte të organizuara mund të ndikohen nga të ardhurat e familjes.
Europol godet rrjetin kriminal në Kosovë, sekuestrohen 80 milionë euro
Rama me gazetarët evropianë: Protesta është e drejtë themelore, kam marrë pjesë edhe vetë në të kaluarën
Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar, identifikohet autori
- 18:30 Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajmërimit iranian për të ndaluar sulmet
- 18:22 BE propozon paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë. Synohet nafta, flota në hije dhe ushtarët
- 18:18 Administrata Tatimore rihap procesin, prindërit e refuzuar për shpenzimet e arsimit mund të riaplikojnë në DIVA
- 18:13 Zgjerohet harta e përdoruesve të drogërave në Evropë, autoritetet japin alarmin për substancat sintetike
- 18:12 Alarm për diabetin në Europë, Shqipëria mes vendeve me prevalencë të lartë
- 18:06 Studimi: Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe më të mira për zemrën