CENSI| Sa banorë ka Shqipëria? Popullsia u tkurr brenda një dekade
Në vitin 2011, në Shqipëri jetonin 2.83 mln banorë. 13 vjet më vonë, pritshmëritë janë për një popullatë më të vogël, por shifra reale do të dalë vetëm pas ditësh.
CENSI i kryer në tetor 2023, do të duhej të kishte një rezultat paraprak në fund të vitit, por Instituti i Statistikave zgjodhi të ndryshojë kalendar për shifrat përfundimtare, çka nxiti edhe aludimet nga radhët e opozitës se brenda kufijeve kanë mbetur vetëm 1.5 mln banorë, ose 1.3 mln më pak se 10 vjet më parë.
Emigraconi, plakja e popullsisë, ulja e lindjeve dhe martesat në moshë të vonë janë argumente të forta për tkurrjen e popullatës, por shifra është mohuar nga hartuesit e CENSIT, të cilët edhe statistikat e fundit që përkojnë me vitin e kaluar, raportojnë 2.76 mln banorë, pra një reduktim me 70 mijë banorë për një dekadë.
Kujtojmë se CENSI, nuk mat vetëm demografinë, por jep një informacion të detajuar edhe për numrin e pronave, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, me statistika që i shërbejnë qeverisë dhe bashkive të planifikojnë politikat publike dhe programet që synojnë përmirësimin e jetesës së qytetarëve në vend.
Në vitin 2011, 1% e popullsisë ose 29 mijë banorë refuzuan të anketoheshin, ndërkohë që në vitin 2023 refuzimet, kanë qenë në nivele më të ulëta.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në vend, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave të demokracisë
Aksidenti me një viktimë në Vlorë, policia jep detaje: Tre të huaj të plagosur, shoqërohen dy shoferët
Plagosja e të riut 2 ditë më parë në Vlorë, arrestohet autori gjatë operacionit për goditjen e bandës kriminale
- 11:31 Zgjedhjet në Kosovë, OSBE bën thirrje për formimin në kohë të institucioneve
- 11:24 Ushtria izraelite nis sulme të reja në Libanin jugor
- 11:22 Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
- 11:18 Protestat në vend, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave të demokracisë
- 11:16 Spanja regjistron rritje të turizmit në fillim të 2026, mirëpret 9.1 milionë turistë
- 10:55 Stuhi të fuqishme godasin Zelandën e Re, evakuohen njerëz, ndërpritet transporti detar