Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Gjykimi përfundimtar do ta konfirmojë pafajësinë e tij
Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra është shprehur e bindur se ish-zëdhënësi i UÇK-së do të dalë i pafajshëm nga procesi gjyqësor në Hagë.
Jakup Krasniqi po gjykohet për krime të pretenduara të luftës, bashkë me ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçi Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Mbrojtja e Krasniqit, në një deklaratë për mediat të premten tha se rruga e gjatë e Krasniqit drejt drejtësisë ka qenë me shumë sfida.
“Rruga drejt drejtësisë për z. Jakup Krasniqi ka qenë e gjatë dhe e mbushur me sfida. Duhet të pranohet se kanë kaluar gati katër vjet e gjysmë që nga arrestimi i klientit tim, duke përfshirë një fazë paraprake dhe dy vite të plota që nga fillimi i gjykimit. Gjatë gjithë kësaj periudhe, mbrojtja ligjore ka mbetur e palëkundur në angazhimin e saj ndaj së vërtetës dhe drejtësisë”, tha ajo.
“Që nga fillimi i gjykimit, strategjia jonë ligjore është bazuar në fakte, ligj dhe integritet. Gjatë zhvillimit të çështjes së prokurorisë, ne kemi mbrojtur dhe vërtetuar vazhdimisht qëndrimet e paraqitura në deklaratën tonë hapëse. Këto qëndrime mbeten të patundura. Me afrimin e përfundimit zyrtar të çështjes së prokurorisë në ditët në vijim, ne do të vijojmë me hapat e ardhshëm proceduralë, siç përcaktohet në Rregullore. Jemi të përkushtuar që këto hapa të përmbushen pa vonesë, në mënyrë që aktgjykimi përfundimtar të jepet sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ajo.
Mbrojtja e Krasniqit tha se mbeten të palëkundur në “besimin tonë se drejtësia do të triumfojë—dhe se aktgjykimi përfundimtar do të konfirmojë pafajësinë e z. Krasniqi”.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej vitit 2020.
Ata akuzohen për krime të pretenduara të luftës, akuza për të cilat secili prej tyre është deklaruar i pafajshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ në Kosovë: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më 6 korrik
Hamza: Pres formim të shpejtë të institucioneve, votuesit thanë, “na lodhët, boll”!
Kallas për zgjedhjet në Kosovë: Liderët të angazhohen për formimin e shpejtë të qeverisë
- 22:29 Vokshi: Protesta nuk shuhet me fillimin e Botërorit, tani duhet t’i drejtohen me kërkesa Parlamentit
- 22:05 Tensione në protestë, gazetari tregon se cilave parti u përkisnin disa nga pjesëmarrësit
- 22:04 Propozimi i analistit për protestat: Efekti domino ka nisur, por qytetarët duhet të kenë platformë politike
- 21:47 Reagimi i Iranit për protestat, Bardhi-Ramës: Vetë i fute në debat
- 21:38 SHBA mes Izraelit dhe Iranit, Trump zbulon detaje nga telefonata me Netanyahun: E paralajmërova se…
- 21:27 Papa Leo në Spanjë, kërkon mbrojtje dhe integrim më të madh për emigrantët