Deputeti në Kosovë i kërkon ndihmë Donald Trump për zgjidhjen e krizës politike
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kërkuar ndihmën e presidentit amerikan, Donald Trump, për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë.
Pas dështimit për herë të tetë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Berisha deklaroi se liderët politikë në vend nuk janë mësuar t’i zgjidhin vetë situatat politike, ndaj është e nevojshme që, siç tha ai, “të vijë dikush dhe t’i kapë për krah” për të zgjidhur bllokadën institucionale.

Duke përdorur një ton ironik, Berisha kërkoi nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që një shesh në kryeqytet të emërtohet me emrin e presidentit amerikan Donald Trump, në mënyrë që, sipas tij, të rritet angazhimi ndërkombëtar dhe miqtë e Kosovës të mos e harrojnë vendin.
“Po shihet se kjo nuk po mbaron dhe si duket këta liderët politikë i kanë mësuar me i kap për krah, se ashtu duhet me bërë. Ne jemi të shqetësuar për këtë situatë dhe normalisht që po bisedojmë me Grupin Parlamentar. Ne e kemi një propozim si grup parlamentar: mendojmë dhe kërkojmë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që ta zgjedhë një shesh në Prishtinë dhe t’ia vë emrin e presidentit Trump, në mënyrë që të angazhohen edhe të mos na harrojnë edhe miqtë, sepse na kanë harruar dhe nuk po merret askush me neve. Si duket ne nuk jemi të zot ta zgjidhim asnjë situatë politike në Kosovë,” deklaroi ai.
Të martën, Kuvendi i Kosovës dështoi për herë të tetë të konstituohej. Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit, në përpjekjen e saj të gjashtë për këtë post.
LEXONI GJITHASHTU:
Europol godet rrjetin kriminal në Kosovë, sekuestrohen 80 milionë euro
I dënuari me 5 vite burg për trafikim armësh dhe municioni transferohet nga Shqipëria në Kosovë
Zgjedhjet në Kosovë, Osmani: Mesazhi i qytetarëve ishte i qartë, duhet lexuar siç duhet nga forcat politike
- 17:11 Arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar i dënuar me 15 vite burg për trafikim qeniesh njerëzore
- 16:51 Rama për ishullin e Sazanit: Nuk po e shesim, është pronë e Shqipërisë
- 16:50 Rama firmos dedikimin për gazetaren irlandeze: Nga një “vrasës” flamingosh
- 16:39 Europol godet rrjetin kriminal në Kosovë, sekuestrohen 80 milionë euro
- 16:35 I dënuari me 5 vite burg për trafikim armësh dhe municioni transferohet nga Shqipëria në Kosovë
- 16:34 Rama: Po përpiqen të vrasin një projekt përpara se të lindë, nuk do ta lejojmë