Shpërthim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dëmtohet makina e drejtorit

30 Prill 2025 | 13:09

Një incident i rëndë është shënuar paraditen e kësaj të mërkure në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Bëhet me dije se makina private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij institucioni, Osman Hajdari, ka pësuar dëmtime si pasojë e një shpërthimi.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për mbledhjen e rregullt të Bordit Drejtues të institucionit.

“Për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila tashmë ka filluar procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit. ShSKUK shpreh shqetësim dhe keqardhje lidhur me ngjarjen, duke ofruar bashkëpunim të plotë me autoritetet përkatëse,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentin përmes zëdhënëses Flora Ahmeti, e cila theksoi se rreth orës 10:00 është raportuar për një shpërthim në një veturë në hapësirat e QKUK-së.

“Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale. Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendngjarje dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen,” deklaroi Ahmeti për KosovaPress.

Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi natyrën e shpërthimit apo motivet e mundshme që mund të kenë çuar në incident.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pamja e fundit e 34-vjeçarit Eglant Koçi, dyshohet se u rrëmbye për paratë digjitale

Kjo është fotografia e fundit e fiksuar nga kamerat e sigurisë e Eglant Koçit, 34-vjeçarit nga Tirana, i cili që prej këtij momenti rezulton i...
14:28 | 09/06/2026

Projekti në Zvërnec, Komisioni Evropian: Punimet janë pezulluar, do të kryhet një vlerësim i ndikimit në mjedis

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier është pyetur këtë të martë lidhur me projektin i cili ka shkaktuar protesta në Shqipëri lidhur me Zvërnecin. Mercier...
13:54 | 09/06/2026

Të humbur prej disa orësh në zonën malore të Polisit, nisin kërkimet për dy turistët gjermanë

Dy turistë gjermanë raportohen të humbur prej rreth 48 orësh në zonën malore të Polisit, në Bashkinë e Librazhdit. Sipas informacioneve paraprake ata kishin nisur...
13:31 | 09/06/2026