Kallas u bën thirrje partive politike në Kosovë ta zhbllokojnë ngërçin politik
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje partive parlamentare në Kosovë të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin politik në vend.
Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, në vizitën e saj të parë në Kosovë, Kallas tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbështesë Kosovën, por liderët e partive politike duhet t’i lënë anash ndasitë dhe ta bëjnë prioritet të ardhmen e Kosovës.
“Formimi i Kuvendit të ri dhe Qeverisë së re është thelbësor për stabilitetin, rritjen dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, tha Kallas.
Kosova nuk po mund të krijojë institucionet e saj të reja as tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, për shkak se asnjë parti nuk e fitoi shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme.
Prej atëherë, deputetët janë mbledhur 20 herë në Kuvendin e Kosovës në përpjekje për konstituimin e tij, që është hap i nevojshëm drejt krijimit të qeverisë së re, por kanë dështuar vazhdimisht pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk po arrin t’i marrë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.
LEXONI GJITHASHTU:
Zgjedhjet në Kosovë, OSBE bën thirrje për formimin në kohë të institucioneve
Operacion kundër krimit të organizuar në Kosovë, ndërhyjnë Europol dhe vende të BE-së
Numërimi i kandidatëve për deputetë në Kosovë, kush janë 5 më të votuarit deri tani
- 13:54 Projekti në Zvërnec, Komisioni Evropian: Punimet janë pezulluar, do të kryhet një vlerësim i ndikimit në mjedis
- 13:31 Të humbur prej disa orësh në zonën malore të Polisit, nisin kërkimet për dy turistët gjermanë
- 13:26 Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar, identifikohet autori
- 13:24 Aksident në rrugën Transballkanike, drejtuesi i motorit përfundon në spitalin e Vlorës
- 13:19 Aksident në aksin Elbasan-Peqin, trajleri përplaset me anësoret e rrugës
- 13:13 Të përfituara me dokumente të falsifikuara, Prokuroria Vlorë sekuestron pasuri me vlerë 5 mln euro