Presidenti Begaj takim zyrtar me Orbanin në Hungari, në fokus ekonomia dhe integrimi

17 Shtator 2025 | 17:53

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit në një takim të veçantë nga Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e fortë të Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar veçanërisht rolin e saj kyç gjatë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2024 në avancimin e negociatave, si dhe avokimin e saj të vazhdueshëm për një proces zgjerimi strategjik, të drejtë dhe të bazuar në meritë.

Biseda mes Presidentit Begaj dhe Kryeministrit Orban u fokusua në intensifikimin e dialogut politik mes dy vendeve si aleate në NATO dhe së shpejti në BE.

Dy liderët u fokusuan edhe në situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar se anëtarësimi i rajonit në Bashkimin Evropian rrit më tej sigurinë në rajon, por edhe në vetë Bashkimin Evropian.

Presidenti Begaj theksoi se faktori shqiptar në rajon është bashkëpunues dhe evropianist.

Për sa i përket bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, u theksua se investimet e rëndësishme që janë kryer në sektorin bankar, telekomunikacion dhe transportin ajror janë  kthyer në një sukses për investitorët dhe vendin tonë dhe, në këtë kontekst, ai ftoi sipërmarrësit hungarezë të vijnë në vendin tonë.

“Të mos hezitojnë të ndjekin shembullin e kompanive shumë të suksesshme hungareze që operojnë tashmë në Shqipëri”, – theksoi kreu i shtetit, duke i shprehur Kryeministrit Orban përkushtimin për të inkurajuar hyrjet e mëtejshme të kapitalit hungarez në vend.

“Shqipëria inkurajon, gjithashtu, mbështetjen hungareze për lehtësimin dhe promovimin e aksesit të produkteve shqiptare në tregun e saj”, – u shpreh Presidenti i Republikës.

Në takim u bisedua edhe për rritjen e ndjeshme  të vizitorëve hungarezë në Shqipëri.

Gjatë bashkëbisedimit u vlerësuan hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe ajo hungareze edhe në fusha të tjera, si: drejtësia, bujqësia, arsimi, kultura dhe edukimi. Presidenti Begaj i shprehu Kryeministrit Orban mirënjohje për bursat e dhëna ndaj studentëve shqiptarë.

Gjatë vizitës në Hungari, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nderoi Heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe shenjtoren shqiptare, Nënë Tereza, duke vendosur kurora lulesh në monumentet e tyre që ngrihen në Budapest.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA: Bosnja nuk mund ta shtyjë ndërprerjen e varësisë nga gazi rus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se do t’i monitorojnë me kujdes ata në Bosnje dhe Hercegovinë që “i japin përparësi përfitimit politik në vend...
14:12 | 09/06/2026

Raporti, BE regjistron mbi 7,600 viktima nga mbidozat e drogës gjatë vitit 2024

Të paktën 7,600 persona humbën jetën nga mbidozat e drogës në Bashkimi Evropian gjatë vitit 2024, sipas Raportit Evropian të Drogave të publikuar të martën....
12:45 | 09/06/2026

Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i autorit të dyshuar

Vëllai i Jerome Barella, i dyshuar për vdekjen e Lianës 11-vjeçare është vënë në pranga nga autoritetet franceze. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ish-partnerja...
10:54 | 09/06/2026