Berisha mbledh Kryesinë: Sot del emri i kandidatit për Tiranën

6 Tetor 2025 | 11:50

Në selinë e Partisë Demokratike ka nisur mbledhja e Kryesisë së vogël në PD, ku të pranishëm janë kreu i PD, Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi dhe Agron Gjekmarkaj. Të pranishëm janë edhe përfaqësues të grupit negociator me aleatët Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti.

Në këtë mbledhje do diskutohet për kandidatët të cilët kanë shprehur dëshirën për të kandiduar si të pavarur për Tiranën.

Gazetari Ardit Hoxha e pyeti kryedemokratin Berisha nëse PD do të dalë sot me një emër si kandidaturë për bashkinë Tiranën dhe sipas të gjitha gjasave emri do të dalë sot, por do të ketë diskutime edhe me koalicionin,

Fjala e Berishës para mbledhjes së Kryesisë

Një falënderim dhe mirënjohje të sinqertë për të gjithë ata qytetarë, intelektualë, personalitete që shprehen dëshirën dhe gatishmërinë e tyre për tu përballur në interesin më të mirë të qytetarëve të Tiranës, me të keqen që ka vetëm një emër: Edi Rama.

Pyetje: Do kemi kandidat, një emër sot…

Sali Berisha: Shpresoj se po, por do të ketë diskutime edhe me koalicionin. Shpresoj se po.

Pyetje: A kanë ardhë shumë propozime nga kandidatë të pavarur?

Sali Berisha: Janë disa, janë disa. Janë, sepse ka që e kanë shpallur publikisht ka të tjerë që e kanë shprehur dëshirën.

Pyetje: Cilët janë emrat që kanë shprehur dëshirën? Emrat më të njohur.

Sali Berisha: Emrat më të njohur janë bërë publik në media dhe disa prej tyre i kam mësuar nga ju. Unë i kam mësuar nga mediat disa. Të tjerë janë pedagogë universitetesh, personalitete të ndryshme që duhet të ju marr përpara miratimin që ti bëjmë publik, se ata kanë ndjekur rrugën që të mi dërgojnë këtu, e jo ti bëjnë publike.

Pyetje: Sot kryesia e vogël e zyrtarizon kandidatin kryesor për Tiranë?

Sali Berisha: Do të merret dhe mendimi i aleatëve, sepse jemi në një përpjekje të përbashkët.

Pyetje: Do të bëhet sot e ditur…

Sali Berisha: Shpresoj se po.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi nga Gjermania: Diaspora dhe intelektualët të krijojnë një front politik

Një protestues i ardhur nga Gjermania, i cili kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “Diaspora është me ju”, u bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit dhe...
19:46 | 09/06/2026

Me fotot e dëshmorëve në duar, qytetarët e Gjirokastrës në protestë në ditën e tretë kundër projektit të Zvërnecit

Në qytetin e Gjirokastrës, qytetarët kanë protestuar për të tretën ditë radhazi për anulimin e projektit të Zvërnecit. Pjesëmarrësit në protestë janë mbledhur në sheshin...
19:45 | 09/06/2026

Aksident në aksin Korçë–Maliq, një i plagosur pas përmbysjes së një automjeti

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të marte në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas, ku një automjet është përmbysur në rrugë....
19:36 | 09/06/2026