Brukseli nderon Skënder Sherifin për kontributin e tij në letërsinë frankofone
Në Bruksel më 17 tetor do të mbahet një mbrëmje poetike solemne kushtuar jubileut të shkrimtarit belgo-shqiptar, Skënder Sherifi në 70-vjetorin e tij të lindjes dhe 50-vjetorit të krijimtarisë letrare. Ky aktivitet do të mbahet në orën 19:00 në Maison Stepman në Boulevardin Léopold II, Koekelberg.
Akiviteti është organizuar nga Les Poètes Ambulants dhe në këtë mbrëmje poetike do të mblidhen poetë, artistë dhe miq të artit nga mbarë Belgjika e Europa. Sherifi, i njohur për poezinë e tij të thellë dhe filozofike, për lidhjen e gjuhëve, kulturave dhe identiteteve, ka ndërtuar për dekada ura midis botës shqiptare dhe asaj frankofone.
Brukseli, me këtë nderim, tregon sërish se është jo vetëm kryeqyteti i institucioneve evropiane, por edhe kryeqyteti shpirtëror i një Europe të bashkuar përmes artit, kulturës dhe kujtesës.
Hyrja në këtë aktivitet është falas, dhe mbrëmja do të jetë një bashkim i poezisë, muzikës dhe miqësisë, një nderim për shkrimtarin që i dha fjalës peshë, kujtesës dritë dhe kulturës shqiptare një vend të denjë në zemrën e Evropës.
Europol godet rrjetin kriminal në Kosovë, sekuestrohen 80 milionë euro
Rama me gazetarët evropianë: Protesta është e drejtë themelore, kam marrë pjesë edhe vetë në të kaluarën
Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar, identifikohet autori
- 19:36 Aksident në aksin Korçë–Maliq, një i plagosur pas përmbysjes së një automjeti
- 19:32 Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të zbuluara në Velipojë, Lamallari: Lufta kundër narkotikëve, prioriteti ynë i pandryshueshëm
- 19:30 Operacioni i kërkim-shpëtimit në Polis, gjenden pas dy ditësh turistët gjermanë
- 19:05 Sulmi ndaj helikopterit amerikan në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani qëndron pas kësaj, SHBA duhet t’i përgjigjet
- 19:00 Sulmohet një avion amerikan në Ngushticën e Hormuzit, shpëtohen dy anëtarët e ekuipazhit
- 18:53 Paketa e re e sanksioneve ndaj Rusisë, BE synon sërish kreun e Kishës Ortodokse Ruse, Patriarkun Kirill