Izraeli vret 11 palestinezë, Hamasi: Po shkelet sërish armëpushimi

18 Tetor 2025 | 12:26

Të paktën 11 persona u vranë kur trupat izraelite hapën zjarr ndaj një automjeti në juglindje të qytetit të Gazës të premten, sipas Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Gazës.

Sipas njoftimit, të vdekurit ishin antarët e një familjeje, shtatë fëmijë dhe tre gra.

Sulmi ndodhi të premten në mbrëmje kur një predhë tanku u lëshua  nga forcat izraelite drejt një automjeti civil që transportonte familjen Abu Shaaban në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës.

Shtatë fëmijë dhe tre gra ishin midis të vrarëve, kur ushtria izraelite qëlloi mbi automjetin, ndërsa familja përpiqej të shkonte në shtëpinë e tyre për ta inspektuar atë, tha në një deklaratë zëdhënësi i mbrojtjes civile, Mahmoud Basal.

“Ata mund të ishin paralajmëruar ose trajtuar ndryshe”, tha Basal, duke shtuar se “ajo që ndodhi konfirmon se pushtimi është ende i etur për gjak dhe këmbëngul në kryerjen e krimeve kundër civilëve të pafajshëm”.

Hamasi dënoi sulmin duke e quajtur atë një “masakër” dhe e akuzoi Izraelin për shkelje të armëpushimit përsëri.

Grupi i bëri thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe ndërmjetësve të bëjnë presion mbi Izraelin që të respektojë marrëveshjen e armëpushimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar, identifikohet autori

Policia e Tiranës ka zbardhur një pjesë të rëndësishme të rrethanave të zhdukjes së Eglant Koçit, 34 vjeç, i denoncuar si i humbur nga familjarët...
13:26 | 09/06/2026

Dhunimi i drejtorit të AKU-së Shkodër, autori në kërkim. Arrestohet bashkëpunëtori i tij

Policia e Shkodrës ka hedhur dritë mbi ngjarjen e ndodhur më 21 maj, ku u dhunua drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër,...
12:42 | 09/06/2026

Rama për Reuters: Projekti në Zvërnec do të vijojë pavarësisht protestave

Reuters i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë ndërsa në qendër të raportimit është edhe një intervistë me kryeministrin Edi Rama,...
19:58 | 08/06/2026