Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare aktori i njohur Fitim Makashi
Këtë të shtunë, në moshën 82-vjeçare, ka ndërruar jetë aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Fitim Makashi, babai i artistit Redon Makashi.
Fitim Makashi ishte një nga figurat e rëndësishme të teatrit dhe filmit shqiptar. I lindur më 10 prill 1944 në Gjirokastër, ai kreu studimet për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe u angazhua për vite me radhë në Teatrin Popullor, ku interpretoi dhjetëra role në drama dhe komedi, duke u vlerësuar për seriozitetin dhe natyrshmërinë e tij në skenë.
Në kinematografi, ai la gjurmë me role në shumë filma të njohur shqiptarë nga vitet ’60 deri në fillim të viteve ’90. Interpretimet e tij u dalluan për karakter të fortë dhe prani të veçantë artistike, duke e bërë pjesë të rëndësishme të brezit që ndërtoi identitetin e kinemasë shqiptare.
Përveç karrierës si aktor, Fitim Makashi kontribuoi edhe si pedagog, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj artistësh. Trashëgimia e tij artistike do të mbetet pjesë e memories kulturore shqiptare.
Fillimet në film i ka që në vitin 1967 me një rol episodik të një marinari në filmin “Dueli i heshtur”, duke vazhduar me filmat e tjerë si “Prita” (1968) “Njësiti gueril” (1969) “Ndërgjegja” (1972) “Rugicat që kërkonin diell” (1975) “Në fillim të verës” (1975) “Ilegalët” (1976) “Nga mesi i errësirës” (1978) “Intendenti” (1980) “Gjurmë në kaltërsi” (1981) “Tre njerëz me guna” (1985) “Shpella e piratëve” (1991) “Vdekja e kalit” (1992).
“Detektori i gënjeshtrave” dhe i të vërtetave që dhembin, mes një çifti “molotov”- këtë të premte në TK
“Jam Mysliman”, romani i Ben Blushit që ngjalli debat promovohet në Vlorë
Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s
- 20:16 NASA emëron ekuipazhin e Artemis III për provën e fundit të uljes në hënë
- 20:12 Bullgaria ndalon dërgimin e armëve në Ukrainë, bën thirrje për negociata
- 20:01 Kupa e Botës 2026, anulohen biletat për tifozët e Iranit pak ditë para turneut
- 19:46 Protestuesi nga Gjermania: Diaspora dhe intelektualët të krijojnë një front politik
- 19:45 Me fotot e dëshmorëve në duar, qytetarët e Gjirokastrës në protestë në ditën e tretë kundër projektit të Zvërnecit
- 19:36 Aksident në aksin Korçë–Maliq, një i plagosur pas përmbysjes së një automjeti