Shuhet aktori i mirënjohur korçar Zhani Ziçishti
25 Shkurt 2026 |
10:38
Këtë të mërkurë u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare aktori i mirënjohur Zhani Ziçishti.
Ziçishti ishte një figurë e dashur për publikun shqiptar, që e njohu artistin përgjatë dekadave që ai iu përkushtua skenës dhe kinemasë, teksa interpretoi me mjeshtëri në mbi 16 role në filmat artistikë.
Roli i parë i aktorit në kinematografi ishte ai i mësues Agronit në filmin “Lumë drite” në vitin 1970.
Zhani Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e tij të çmuar në film, teatër dhe kulturën shqiptare, e veçanërisht për publikun e Korçës, për të cilët u ngjit me mijëra herë në skenë në Teatrin ‘Andon Zako Çajupi’.
Homazhet do të zhvillohen në hollin e Teatrit më 26 Shkurt, nga ora 09:30-10:30.
Lajme të Sugjeruara
“Krimi i organizuar po sofistikohet”, Hita: Përmes metodologjisë së Europolit po analizojmë grupet kriminale
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mori pjesë të martën në aktivitetin për prezantimin e Vlerësimit të Kërcënimit nga Krimi i Organizuar...
Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës
Pasi qëndruan për rreth 30 minuta në sheshin “Skënderbej”, protestuesit nisën marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Kryeministrisë. Gjatë marshimit, qytetarët bën thirrje ku...
Studimi: Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe më të mira për zemrën
Udhëzimet për ushqyerjen e shëndetshme rekomandojnë konsumin e 5 racioneve me fruta e perime çdo ditë. Por një studim i ri i publikuar në revistën...
- 19:09 Sulmohet një avion amerikan në Ngushticën e Hormuzit, shpëtohen dy anëtarët e ekuipazhit
- 19:05 Rrëzimi i helikopterit amerikan në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani qëndron pas kësaj, SHBA duhet t’i përgjigjet
- 18:53 Paketa e re e sanksioneve ndaj Rusisë, BE synon sërish kreun e Kishës Ortodokse Ruse, Patriarkun Kirill
- 18:47 “Krimi i organizuar po sofistikohet”, Hita: Përmes metodologjisë së Europolit po analizojmë grupet kriminale
- 18:43 Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës
- 18:30 Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajmërimit iranian për të ndaluar sulmet