Spanja rihap ambasadën në Teheran

13 Prill 2026 | 14:45

Ambasada e Spanjës në Teheran, e cila ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, pas luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, është rihapur.

Agjencitë iraniane të lajmeve raportuan se ambasada rifilloi punën e saj më 13 prill, për të mbështetur “ndërmjetësimin” pas një armëpushimi dyjavor, i cili hyri në fuqi më 8 prill.

Ambasadori spanjoll, i cili mbërriti në Iran një ditë më parë, tha se do të përpiqet “t’i mbështesë përpjekjet për paqe nga të gjitha palët”.

Spanja e ka pozicionuar veten si një nga kritikët kryesorë perëndimorë të SHBA-së dhe Izraelit që nga fillimi i luftës më 28 shkurt.

Duke folur pas sulmeve izraelite në Liban më 8 prill, ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, tha se ato shkelën armëpushimin dhe ligjin ndërkombëtar.

SHBA-ja, Irani dhe Izraeli nuk ishin dakord nëse armëpushimi zbatohet në Liban, ku Izraeli thotë se ka në shënjestër luftëtarët e Hezbollahut, të mbështetur nga Irani.

Uashingtoni dhe Teherani ranë dakord më 7 prill për armëpushimin dyjavor, për t’u dhënë të dyja palëve kohë për të negociuar një marrëveshje paqeje.

Megjithatë, bisedimet që u mbajtën në fundjavë në Islamabad, nuk rezultuan të suksesshme.

Për pasojë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ushtria amerikane do të bllokojë gjithë trafikun detar që hyn dhe del nga portet iraniane dhe zonat bregdetare në Gjirin Persik, duke filluar nga 13 prilli në orën 10:00, sipas kohës lindore./ REL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi ndaj helikopterit amerikan në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani qëndron pas kësaj, SHBA duhet t’i përgjigjet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ushtria amerikane e informoi se Irani rrëzoi një helikopter Apache të ushtrisë që u rrëzua në brigjet e...
19:05 | 09/06/2026

Sulmohet një avion amerikan në Ngushticën e Hormuzit, shpëtohen dy anëtarët e ekuipazhit

Dy anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri të ushtrisë amerikane që u rrëzua pranë Ngushticës së Hormuzit të hënën u shpëtuan nga një dron detar...
19:00 | 09/06/2026

Paketa e re e sanksioneve ndaj Rusisë, BE synon sërish kreun e Kishës Ortodokse Ruse, Patriarkun Kirill

Bashkimi Evropian po përpiqet sërish të vendosë sanksione ndaj Patriarkut Kirill, kreut të Kishës Ortodokse Ruse, pasi Hungaria vuri veton ndaj këtij vendimi në vitin...
18:53 | 09/06/2026