Shkon në 37 numri i viktimave nga tërmeti 7.8 ballë në Filipine, 4 persona ende të zhdukur
Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 që goditi jugun e Filipineve është rritur në 37, ndërsa katër persona rezultojnë ende të zhdukur. Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet e kërkimit në zonat më të prekura të ishullit Mindanao, ku dëmet janë të konsiderueshme.
Tërmeti shkaktoi shembje ndërtesash, ndërprerje të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë, si dhe rrëshqitje dheu në disa zona. Autoritetet raportojnë gjithashtu të paktën 479 të plagosur dhe rreth 88 mijë persona të prekur nga katastrofa, ndërsa mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të pasgoditjeve dhe rrezikut nga ndërtesat e dëmtuara.
Sipas autoriteteve, afro 1,900 banesa janë dëmtuar, prej të cilave rreth 1,500 janë shkatërruar plotësisht. Dëme të mëdha janë regjistruar edhe në infrastrukturë, përfshirë ura dhe rrugë, ndërsa qeveria po përgatit ngritjen e kampeve me tenda për të strehuar familjet që nuk mund të kthehen ende në banesat e tyre.
Tajvani: Roja bregdetare e Kinës u kërkoi informacion anijeve tregtare në zonën tonë detare
Helikopteri i ushtrisë amerikane rrëzohet pranë Hormuzit, shpëton ekuipazhi
Tifozët fishkëllejnë Trump në Madison Square Garden: Ishte një pritje entuziaste (VIDEO)
- 09:07 Tajvani: Roja bregdetare e Kinës u kërkoi informacion anijeve tregtare në zonën tonë detare
- 09:01 Helikopteri i ushtrisë amerikane rrëzohet pranë Hormuzit, shpëton ekuipazhi
- 08:58 Tifozët fishkëllejnë Trump në Madison Square Garden: Ishte një pritje entuziaste (VIDEO)
- 08:42 Vendet më të shtrenjta për të blerë një apartament në Evropë, cili qytet kryeson listën
- 08:35 Rama intervistë për Al Jazeera: Qeveria nuk po shet vendin, projekti do realizohet
- 08:32 Turqia dhe Kanadaja nisin bisedimet, synojnë përfundimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë