Protestat kundër projektit në Zvërnec, reagon senatori demokrat Bernie Sanders: Shikoni oligarkinë globale në Shqipëri

9 Qershor 2026 | 07:52

Senatori i njohur demokrat amerikan, Bernie Sanders, ka reaguar publikisht lidhur me protestat kundër projektit turistik të planifikuar në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si një shembull të “oligarkisë globale”.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Sanders iu referua protestave të zhvilluara në Shqipëri kundër resortit luksoz që lidhet me Jared Kushner dhe partnerët e tij nga Katari.

Në reagimin e tij, Sanders shkruan:

“Në Shqipërinë e vogël, mbi njëqind mijë njerëz kanë dalë në rrugë kundër një resorti luksoz shkatërrues për mjedisin, i planifikuar nga dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari. Kjo është ajo se si duket oligarkia globale dhe njerëzit po thonë JO.”

Senatori amerikan e shoqëroi postimin me një fotografi nga protestat, duke vënë theksin te kundërshtimi qytetar ndaj projektit që ka ngjallur debate të forta në Shqipëri për ndikimin e mundshëm në mjedis dhe në zonat e mbrojtura natyrore.

Projekti i propozuar në zonën e Zvërnecit dhe lagunës së Nartës ka qenë objekt diskutimesh të vazhdueshme mes institucioneve, organizatave mjedisore dhe komuniteteve lokale. Kundërshtarët e tij argumentojnë se zhvillimi i një resorti luksoz në këtë zonë mund të dëmtojë ekosistemin dhe biodiversitetin e një prej hapësirave më të rëndësishme natyrore në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama intervistë për Al Jazeera: Qeveria nuk po shet vendin, projekti do realizohet

Protestat e zhvilluara gjatë javës së fundit në Shqipëri dhe projekti i planifikuar në Zvërnec kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ndërsa kryeministri Edi Rama...
08:35 | 09/06/2026

Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump: Jemi pranë një marrëveshjeje

Irani dhe Izraeli kanë njoftuar se kanë ndalur sulmet ndaj njëri-tjetrit, pas një përshkallëzimi të shkurtër ushtarak që shënoi shkëmbimin e parë të zjarrit mes...
07:49 | 09/06/2026

Propozimi i analistit për protestat: Efekti domino ka nisur, por qytetarët duhet të kenë platformë politike

Analisti Agon Maliqi ka komentuar në “Now” protestën në Tiranë në ditën e nëntë të zhvillimit të saj, duke e parë atë si një proces...
22:04 | 08/06/2026