Aksion i policisë në Vlorë, sekuestrohen 4 pistoleta dhe një automjet i blinduar! Arrestohet një person për kërkim ndërkombëtar

9 Qershor 2026 | 08:13

Një operacion i Policisë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Vlorë dhe në disa fshatra të zonës së Lumit të Vlorës. Gjatë aksionit janë sekuestruar katër armë zjarri pistoleta dhe një automjet i blinduar.

Sipas informacioneve paraprake, disa persona janë arrestuar, ndërsa mes tyre ndodhet edhe një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Vlorës pritet të dalë me një komunikatë zyrtare gjatë ditës së sotme, ku do të bëhen të ditura detaje të tjera lidhur me operacionin dhe personat e përfshirë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e të riut 2 ditë më parë në Vlorë, arrestohet autori gjatë operacionit për goditjen e bandës kriminale

Është vënë në pranga autori i plagosjes së regjistruar dy ditë më parë në qytetin e Vlorës. Policia njofton se gjatë operacionit për goditjen e...
09:58 | 09/06/2026

Goditja e grupit kriminal në Vlorë, policia jep detaje: 6 persona në pranga. Sekuestrohen armë dhe municione

Gjashtë persona janë vënë në pranga në qytetin e Vlorës pas një operacioni për goditjen e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Policia...
09:40 | 09/06/2026

Zhvillohet sot në Vlorë provimi i dytë i Maturës Shtetërore, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Sot në qytetin e Vlorës po zhvillohet provimi i dytë i Maturës Shtetërore 2026, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Në këtë proces janë përfshirë...
09:38 | 09/06/2026