Plagosja e të riut 2 ditë më parë në Vlorë, arrestohet autori gjatë operacionit për goditjen e bandës kriminale
Është vënë në pranga autori i plagosjes së regjistruar dy ditë më parë në qytetin e Vlorës. Policia njofton se gjatë operacionit për goditjen e një grupi krimianl u kap edhe 55-vjeçari i cili dyshohet si autori i plagosjes së një 26-vjeçari në Vlorë më datë 7 qershor. Ai mori plagë nga një plumb në këmbë.
Ngjarja ndodhi teksa i riu po dilte nga një lokal bar kafe pranë rreth rrotullimit të lagjes 24 maj. Pranë automjetit të 26-vjeçarit u afrua 55-vjeçari me motor dhe kaskë dhe e qëlloi. Pas ngjarjes autori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Nga ky operacion u sekuestrua edhe mjeti tip “BMW X5”, i cili ishte përdorur nga autori për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas plagosjes me armë zjarri. Policia gjithashtu nga operacioni lidhur me arrestimin e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal ka sekuestruar 4 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, celularë dhe një shumë parash.
“Në vijim të veprimeve intensive për goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se disa shtetas lëviznin të armatosur dhe me mjete të blinduara dhe ndër ta ishte dhe autori i plagosjes së rëndë me dashje, të ndodhur më datë 07.06.2026, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Grupi”.
Gjithashtu, gjatë operacionit po në këtë lokal, në të njëjtën tavolinë, u kapën dhe shtetasit T. A., 55 vjeç (i dyshuar autor i plagosjes së ndodhur më datë 07.06.2026) dhe D. Ç., 48 vjeç, të shpallur në kërkim kombëtar, të dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 celularë, 1850 euro dhe 3 automjete (2 prej tyre, me targa të huaja dhe njëri prej tyre, i blinduar).
Nga hetimet rezultoi se njëri nga automjetet e sekuestruara, tip “BMË X5”, ishte përdorur nga shtetasi T. A., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pas plagosjes me armë zjarri, të shtetasit F. L., 26 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 07.06.2026, në Vlorë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të këtij grupi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Aksidenti me një viktimë në Vlorë, policia jep detaje: Tre të huaj të plagosur, shoqërohen dy shoferët
Goditja e grupit kriminal në Vlorë, policia jep detaje: 6 persona në pranga. Sekuestrohen armë dhe municione
Zhvillohet sot në Vlorë provimi i dytë i Maturës Shtetërore, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
- 10:55 Stuhi të fuqishme godasin Zelandën e Re, evakuohen njerëz, ndërpritet transporti detar
- 10:54 Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i autorit të dyshuar
- 10:38 Një tjetër mbështetje financiare për Kievin: BE transferon miliarda për Ukrainën
- 10:38 Aksidenti me një viktimë në Vlorë, policia jep detaje: Tre të huaj të plagosur, shoqërohen dy shoferët
- 10:29 Këmbimi valutor 9 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 10:28 Sulm me thikë në Irlandë, një i plagosur rëndë. Arrestohet autori