Aksidenti me një viktimë në Vlorë, policia jep detaje: Tre të huaj të plagosur, shoqërohen dy shoferët
Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin Vlorë-Orikum ku humbi jetën një person. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 në Radhimë.
Më tej bëhet me dije se mjeti i drejtuar nga një 32-vjeçar është përplasur me dy makina të tjera. Pas përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Për pasojë ka humbur jetën shoferi 35-vjeçar me inicialet F.K.
Të plagosur kanë mbetur edhe 3 persona të tjerë teksa mësohet se janë shtetas të huaj. Policia ka shoqëruar 2 drejtuesit e mjeteve dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, në Radhimë, automjeti me drejtues shtetasin V. R., 32 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. K., rreth 35 vjeç dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 31 vjeç. Pas përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi F. K. Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë (shtetas të huaj) në automjetin me drejtues shtetasin A. M., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit V. R. dhe A. M., janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Rama: Sot arsimi profesional është një zgjedhje, 63% e tyre punësohen
Protestat në vend, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave të demokracisë
Plagosja e të riut 2 ditë më parë në Vlorë, arrestohet autori gjatë operacionit për goditjen e bandës kriminale
- 12:11 Rama: Sot arsimi profesional është një zgjedhje, 63% e tyre punësohen
- 12:06 Irani: SHBA heq kuotën e biletave për tifozët në Kupën e Botës, FIFA të veprojë
- 11:56 Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
- 11:43 Ministria e Arsimit: Matura Shtetërore 2026 vijon normalisht, përjashtohet një maturant në Kukës pas publikimit të tezës
- 11:43 Vrasja e dy ekspertëve të OKB-së, koloneli i Kongos dënohet me vdekje
- 11:31 Zgjedhjet në Kosovë, OSBE bën thirrje për formimin në kohë të institucioneve