Një tjetër mbështetje financiare për Kievin: BE transferon miliarda për Ukrainën
Bashkimi Europian i transferoi Ukrainës një këst të ri ndihme financiare me një vlerë afro 2,8 miliardë euro. “Shpejtësia dhe angazhimi i Ukrainës në zbatimin e reformave të rëndësishme e kanë justifikuar këtë pagesë”, deklaroi komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.
Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, tha se fondet do të përdoren për financimin e shpenzimeve më të rëndësishme shtetërore, përfshirë sektorin social dhe atë humanitar.
Sipas Komisionit Europian kjo është pagesa e shtatë në kuadër të të ashtuquajturit instrument financiar Ukraine Facility. Përmes këtij mekanizmi financimi deri në fund të vitit 2027 Ukraina mund të përfitojë deri në 50 miliardë euro.
Që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022 Bashkimi Europian dhe shtetet e tij anëtare kanë premtuar ndihma me vlerë gati 205 miliardë euro për Ukrainën. Këto përfshijnë mbështetje ushtarake dhe financiare, si dhe ndihmë për refugjatët.
Nga kjo shumë 3,8 miliardë euro janë siguruar nga të ardhurat e krijuara prej administrimit të aseteve të ngrira ruse. Që nga momenti kur në Hungari ka ardhur në pushtet një qeveri e re, janë zhbllokuar disa pengesa. Pas ndryshimit të qëndrimit të Hungarisë është miratuar edhe kredia prej 90 miliardë eurosh dhe po lirohen gjithashtu fonde nga burime të tjera financimi.
Edhe ministrat e Mbrojtjes të vendeve të BE-së po diskutojnë për ndihma ushtarake për Ukrainën.
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e dy ekspertëve të OKB-së, koloneli i Kongos dënohet me vdekje
Ushtria izraelite nis sulme të reja në Libanin jugor
- 12:11 Rama: Sot arsimi profesional është një zgjedhje, 63% e tyre punësohen
- 12:06 Irani: SHBA heq kuotën e biletave për tifozët në Kupën e Botës, FIFA të veprojë
- 11:56 Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
- 11:43 Ministria e Arsimit: Matura Shtetërore 2026 vijon normalisht, përjashtohet një maturant në Kukës pas publikimit të tezës
- 11:43 Vrasja e dy ekspertëve të OKB-së, koloneli i Kongos dënohet me vdekje
- 11:31 Zgjedhjet në Kosovë, OSBE bën thirrje për formimin në kohë të institucioneve